×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Seanca për Presidentin

    Kurti thotë se u tregua shumë gjeneroz me opozitën: Ua kërkova tre emra për President, raste të tilla s’gjeni as në Evropë e botë

    Reporteri
    27 Prill 2026 | 18:09

    Kryeministri Albin Kurti, në seancën ku po diskutohet për presidentin, tha është treguar shumë gjeneroz me propozimin për opozitën që të propozojë tre emra si kandidatë për President.

    Kurti tha se raste të tilla nuk ka as në Evropë e botë, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk mund ta gjeni në Evropë apo botë, që ka një subjekt që i ka fitu 51 përqind që iu thotë partive opozitare, bini tre emra, ne ua japim nënshkrimet e ua garantojmë fituesin”, tha Kurti.

    Ai tha se në takimet me krerët e PDK’së dhe LDK’së, asnjëri nuk ka dhënë ndonjë propozim konkret për Presidentin.

    Madje, tha se ka qenë ai që ka përmendur emra konkret.

    “As në takimet që kanë pas kurrë propozime. Më duhej mu me përmend emra, që me cyt imagjinatën”, deklaroi Kurti.

    Sipas Kurtit, zgjedhja e Presidentit është detyrim i Kuvendit si tërësi, e jo i një partie apo koalicioni.

    Ai u ankua se secilin takim për Presidentin, është dashur ta inicojë ai.

    “Morëm iniciativën e parë, të dytën e të tretën. Çdo takim është iniciuar nga unë,  jo nga ta. Unë kam pasur gatishmëri, vullnet e interesim. Gjithmonë është dashur unë t’i ftoj në takime. Nuk pat as propozime konkrete prej tyre. Në mungesë të tyre, ne propozuam kandidatët tanë”, tha Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!