×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tregon nëse marrëveshja me LDK-në mund të arrihet para seancës konstituive të 26 dhjetorit

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 14:11

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërsa ka folur për lidhjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës me LDK-në, ka thënë shpreson që kjo të ndodh deri më datë 26 dhjetor, kur është thirr seanca konstituive e Kuvendit.


    Ai ka thënë se është gati të marrë udhëheqjen e shtetit.

    “Unë besoj, shpresoj dhe uroj që qysh ka vendos populli me 6 tetor ta kemi një qeveri që ta ç’kapim shtetin nga këta mujsharët keqpërdorues që janë shkaku kryesorë i korrupsionit. Populli e do ndryshimin, unë jam i gatshëm për këtë ndryshim, VV është fituese, besoj që sa më parë të merremi vesh aq më mirë do të jetë dhe me 26 dhjetor të shkojmë me marrëveshje”, ka deklaruar Kurti, pas daljes nga gjykata ku dha dëshminë e tij.

    Por Kurtit nuk i ka pëlqyer fare thirrja e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, me ç’rast ka pohuar se nuk e di nëse ajo është thirrur për të ofruar zgjidhje apo për të betonuar marrëveshjen eventuale.

    Kujtojmë se presidenti Thaçi e kishte thirrë mbajtjen e seancës konstituive më 24 dhjetor, por më pas e ka shtyrë më 26 dhjetor, pasi ka thënë se është festa e Krishtlindjeve./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!