Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me presidentin, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi e alternativa të tjera përveç shkuarjes në zgjedhje.
Ai tha se presidenti nuk duhet të merret me emra njerëzish e partish, por me data për zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti, ndërsa ka treguar se çfarë ju ka zotuar Thaçi në takimin “kokë me kokë”, shkruan Reporteri.net.
“Presidenti u zotua që do ta respektojë Kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme, dhe të gjithë ne e dimë cilat janë ato praktika të mëhershme. Edhe në vitin 2010, edhe në vitin 2017 me mocion mosbesimi të suksesshëm ka rënë qeveria dhe më pas janë shpallë zgjedhjet e reja. Prandaj ne e theksuam këtë qëndrim tonin, se presidenti nuk duhet të merret me emra njerëzish e partish, por me data për zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti”, ka thënë Thaçi. /Reporteri.net/.