Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje mërgimtarëve në Gjermani, që të votojnë pesë kandidatët shqiptarë, që janë duke kandiduar në Hamburg të Gjermanisë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pavarësisht që kandidatët shqiptarë i takojnë partive të ndryshme, sipas tij, fakti që ka kaq shumë kandidatë shqiptarë tregon për integrimin dhe kontributin e diasporës në shoqrinë dhe demokracinë gjermane.
Postimi i tij i plotë:
E diela e 2 marsit 2025, është ajo e zgjedhjeve në landin e Hamburgut në Gjermani, e ku sot garojnë pesë kandidatë me prejardhje shqiptare, një tregues i fuqishëm ky i integrimit dhe kontributit të diasporës sonë në shoqërinë dhe demokracinë gjermane. Pavarësisht partive të ndryshme që përfaqësojnë, fakti që ka kaq shumë kandidatë shqiptarë në një qytet si Hamburgu flet shumë për rrugën që kemi bërë si komunitet.
Kandidatët janë:
• Dafina Berisha (SPD)
• Kushtrim Lulaj (CDU)
• Muhamet Idrizi (CDU)
• Nikola Tunici (CDU)
• Sami Musa (FDP)
Është gjithmonë mirë që bashkatdhetarët tanë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në zgjedhje, kurse atyre që garojnë iu uroj suksese dhe çdo të mirë në udhëtimin e tyre politik e qytetar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.