×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti u drejtohet mërgimtarëve: Votoni, na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 19:25

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit që të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.


    Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që taa të votojnë në këto zgjedhje.

    Kurti ka thënë se kësaj radhe vërehet një interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve për të votuar.
    “Andaj ju bëjë thirrje ta ushtroni këtë të drejtë themelore, e cila ju bënë pjesë të pandashme të proceseve vendimmarrëse në skenën politike dhe në përzgjedhjen e përfaqësuesve të popullit në institucione. Na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur”, tha Kurti në këtë adresim.

    Ai ka thënë se vota e tyre është shumë e rëndësishme. Kurti u ka dhënë udhëzime mërgatës së si duhet të aplikojnë për të votuar.

    “Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit”. Bashkë I kemi qëdnruar gjithmonë afër Kosovës. Bashkë gjithnjë ia kemi dalur për të mirën e vendit. Tash ju bëjë thirrje të jemi të bashkuar edhe në proceset demokratike në të cilar po kalon vendi ynë”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!