Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi sot nga Gjilani se do të vazhdojë të jetë kryeministër i Kosovës.
Këtë e tha gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një objekti për banim të përballueshëm, ku u shpreh me bindje se qeverisja e tij do të vazhdojë.
I pyetur për ftesën që i kishte bërë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për një koalicion, ai refuzoi të japë përgjigje, duke u fokusuar vetëm te ngjarja që po ndodhte.
“Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”, tha shkurt ai pasi e vendosi gurthemelin e objekteve për banim të përballueshëm dhe social në Gjilan.
Kurti tha se frikën e partive që ishin në opozitë gjatë legjislaturës së tetë duhet ta analizojnë analistët politikë.
“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analista. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose VV vazhdojmë tutje”, tha Kurti duke qeshur.
Ndërkohë, për herë të 11-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kurti nuk ka komentuar për këtë çështje dhe ka shmangur pyetjet e gazetarëve edhe gjatë hyrjes dhe daljes në seancat parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me 42% të votave, por nuk ka mjaftueshëm mandate për të formuar qeverinë e vetme, duke bërë të nevojshëm një koalicion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.