Kryeministri i vendit Albin Kurti ka komentuar raportimet se ai nuk mundet të udhëtojë në SHBA, për shkak të problemeve me vizë.
Në “Desku” në KTV, Kurti theksoi se nuk ka një problem të tillë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai tha se sa i përket kësaj pune, nesër mund të niset.
“Unë kam vizë për SHBA. Mund të nisem nesër.”, tha ai.
Kreu i Ekzekutivit shtoi se në ditët e sotme është bërë shumë vështirë për ta demantuar çdo gënjeshtër.
Kurti po ashtu theksoi se Kosova tani i ka punët më së miri me SHBA-së, se që i ka pasur ndonjëherë.
“Kosova ka kohë që nuk i ka pasur raportet me SHBA-në, siç i ka tani”, shtoi Kurti. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.