×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti uron 8 Marsin: Gratë meritojnë lule, por edhe më shumë që të flitet për kërkesat e tyre

    Reporteri
    08 Mars 2025 | 19:31

    Kryeministri Albin Kurti i ka uruar të gjitha gratë e vendit festën e 8 Marsit.

    Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar të gjitha gratë për kontributin në shtet e për shoqërinë.

    “Sot në ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë meritojnë lule por edhe më shumë që të flitet për kërkesat e tyre. Për nevojat e tyre jetësore që vijnë prej pabarazisë. Këtë e kemi parasysh që prej ditës së parë të Qeverisë dhe dështojmë vetëm nëse harrojmë”.

    “Rezultatet e Qeverisë sonë për barazinë gjinore asnjëherë nuk i themi me mburrje por me plot përgjegjësi e obligim. Jo vetëm të arriturat konkrete por pothuajse secili vendim në qeverisjen tonë merr parasysh se si e ndikon jetën e grave dhe vajzave në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

    Ndër tjera, ai ka shtuar se barazia gjinore nuk ka përfunduar dhe as nuk është kryer.

    “Barazia është puna jonë e përditshme si qeveri. Si rezultate iu përkasin qytetareve të Republikës. Si procese janë shtyrë më së shumti prej grave”.

    “Faleminderit shumë të gjjthave për kontributin, që e bëni Kosovën çdo ditë më të mirë e më të suksesshme! Dhe faleminderit për frymëzimin! Në retrospektivë dhe në të tashmen. E shumë më shumë për të ardhmen”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!