×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti uron Fitër Bajramin: Le të anojmë kah e drejta, kah e mira

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 8:35

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka uruar festën e Fitër Bajramit.


    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se me dashuri rreth sofrës së përbashkët, plot shpresë në zemra që agjërimi të jetë i pranuar, e me dorën e zgjatur të përkrahjes për të varfërit me fat Fitër Bajramin!

    Kurti ka ftuar që të festojmë duke anuar kah e drejta, kah e mira, kah e vërteta, kah e mbara, kah e bukura.

    Postimi i tij plotë:

    Pas agjërimit të përditshëm në Ramazan dhe bashkimit të rregullt për Iftar erdhi festa e përbashkët e Fitër Bajramit. Urime e me gëzime!

    Vetëpërmbajtja individuale përgjatë një muaji, sakrifica vetëmohuese e kalitja shpirtërore vazhdohen me shumë solidaritet për ata që kanë më pak. Festa është e të gjithëve kur është për të gjithë.

    Me dashuri rreth sofrës së përbashkët, plot shpresë në zemra që agjërimi të jetë i pranuar, e me dorën e zgjatur të përkrahjes për të varfërit me fat Fitër Bajramin!

    Sivjet dhe sot, Fitër Bajrami përputhet me ditëlindjen e Mulla Idriz Gjilanit i cili e shkriu jetën e vet për leximin dhe mësimin, për shkollimin e brezave, derisa ra dëshmor në betejë për liri e për bashkim kombëtar këtu e 70 vjet më parë.

    Le të festojmë sepse le të anojmë kah e drejta, kah e mira, kah e vërteta, kah e mbara, kah e bukura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!