Kryeministri i vendit Albin Kurti ka uruar komunitetin hebre me rastin e festës Hanukkah.
Në një postim në Twitter, Kurti ka shkruar se “drita gjithmonë do të triumfojë mbi errësirën dhe liria do të lulëzojë kundër shtypjes”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Sonte është nata e dytë e Hanukkah, urimet më të mira për të gjithë miqtë tanë hebrenj që festojnë. Kujtojmë se në fund, drita gjithmonë do të triumfojë mbi errësirën dhe liria do të lulëzojë kundër shtypjes”, ka shkruar Kurti.
Hanukkah festohet për tetë ditë dhe netë. Fillon në 25 të muajit hebre të Kislev, i cili përkon me fundin e nëntorit – në fund të dhjetorit në kalendarin laik.
Në hebraisht, fjala “hanukkah” do të thotë “përkushtim”.
Çdo komunitet ka traditat unike të Hanukasit, por ka disa tradita që praktikohen pothuajse në mënyrë universale. Ata janë: ndriçimi i hanukkiyah , tjerrja e dreidelit dhe ngrënien e ushqimeve të skuqura . /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.