×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti uron kryeministrin e ri të Izraelit, pret që të thellohet marrëdhënia mes dy popujve

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 14:40

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar për detyrën kryeministrin e ri izraelit, Naftali Bennett.


    Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë që pret që të thellohet marrëdhënia mes dy popujve.

    “Urime kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett. Pres që të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë mes popujve tanë”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!