Kurti uron Scholzin për fitoren në zgjedhjet e Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar SPD-në dhe kryetarin e saj Olaf Scholz për fitoren në zgjedhjet kombëtare në Gjermani.


Kandidati i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) për Kancelar, Olaf Scholz, fitoi zgjedhjet në Gjermani të dielën.

SPD fitoi me 25.8% ndërsa pritet të lidhë koalicion me disa aprti tjera për të krijuar shumicën e duhur për të krijuar qeverinë.

Kurti e uroi për fitore partinë me të cilën janë bashkë në Internacionalen Socialiste.

“Urime për Olaf Scholz dhe SPD-në. Në një botë që përballet me sfida të mëdha, fitorja zgjedhore e partisë suaj është një sinjal i fortë për përparim politik, demokraci sociale dhe kohezion shoqëror”, shkroi Kurti.