×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Kurti ushtarëve të FSK-së: Ju jeni ushtarët e një populli historik, vazhdimësi e UÇK-së

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 11:48

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka uruar të gjithë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Ditën e Forcës”.

    Ai në ceremoninë e shënimit të kësaj dite në kazermën “Adem Jashari” ka thënë se ushtarët e FSK-së janë vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    “Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me historinë tonë. Kombi ynë është i madh, është një komb i lavdishëm dhe me histori. Ju jeni vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Në këtë ceremoni, Komandatja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë medalje presidenciale për ushtarët e dalluar.

    Osmani ndau medaljet për ushtarët që treguan performancë të lartë në shkollim, trajnim ushtarak si dhe prezentim të denjë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!