×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Vetëm 4 anëtarë të VV-së i çuam në borde

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 18:18

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media ka arsyetuar emërimin e anëtarëve të partisë së tij në Bordet e disa ndërmarrjeve publike, si në Bordin e PTK-së, Trainkosit, Ujësjellësit etj.


    Ai ka thënë se emërimet e tyre janë të përkohshme dhe siç tha për të ndalë gjakderdhjen financiare në ato ndërmarrje.

    “Janë 27 persona të emëruar në bordet e përkohshme të ndërmarrjeve publike, prej 27 jane 4 me anëtarësi në Vetëvendosje, por asnjëri prej tyre se ka primare, janë profesionistë të dëshmuar. Nuk e kanë asnjë post udhëheqës në Vetëvendosje. Ka qenë e mundur të emërohen veç se janë borde të përkohshme. Bordet janë të përkohshme për disa muaj, më pak se 6 muaj. Menjëherë do të fillojmë procesin me Ambasadën britanike dhe shoqërinë civile. Bordet me mandatë të plote dhe kryeshefat me status të duhur do të jenë pas një procesi tjetër, pra bordet e përkohshme dhe ushtruesit e detyrës menaxheriale janë për ta ndalë gjakderdhjen financiare siç e kemi quajtur ne”, ka deklaruar Kurti në konferencë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka shtuar më tej se në kohën e qeverisjes PAN ka qenë privilegj të jesh anëtarë bordi, jo në qeverisjen e tanishme.

    “Anëtar bordi ka qenë privilegj të jesh në kohën e regjimit të PAN-it por tash është rrezik se duhet të shkarkosh njerëz të fuqishëm”, tha Kurti.

    Kujtojmë se në Bordin e ri të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A. , kryesues është emëruar Mentor Hyseni, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, bile ishte prezantuar nga Kurti. Mentori Hyseni i ishte bashkuar VV-së më 31 Gusht 2019.

    Por nuk është vetëm ky anëtar bordi me ngjyrime politike. Edhe një publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A. është emëruar anëtar i VV-së, Artan Dermaku. Ai është profesor në Universitetin e Gjilanit dhe ishte anëtarësuar në VV në vitin 2018, më 27 Gusht.

    Ish-udhëheqësi i Qendrës së Vetëvendosjes në Podujevë, Abdullah Lala, është emëruar drejtor i Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrak os” Sh.A.

    Përkrahësi i Kurtit, Blerton Abazi, është emëruar drejtor në bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës.

    Por këto emërime reagoi ashpër opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke thënë se Kurti i cili fliste vazhdimisht për ç’kapje të shtetit, filloi ta ‘kapte’ atë. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!