×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti vendos gurthemelin për objektin e ri komunal në Shtime

    Reporteri
    28 Dhjetor 2024 | 16:02

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Shtime.

    Ai bashkë me dy ministrat, Xhelal Sveçlën dhe Elbert Krasniqin, ai ka qëndruar në qytetin e Shtimes që drejtohet nga kryetari Qemajl Aliu, për të vendosur gurthemelin e objektit të ri të Komunës.

    “Vendosëm gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Shtimes. Ta gëzojmë! Aty, ishim bashkë me Kryetarin, Dr. Qemajl Aliun, ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqin, kolegë nga Kuvendi e Komuna. Ky objekt modern do t’i përmbushë kërkesat e qyetarëve tanë në Shtime. Vazhdojmë me shumë punë të tjera të reja e të mira”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!