Për Epopenë e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës të martën kanë peformuar këngëtarët e njohur të muzikës folklorike, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri.
Më pas ata bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, kryeparlamentarin, Rifat Jashari, kanë shkuar mysafirë te kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Për këtë takim ka shkruar në Facebok, kryeministri Kurti, i cili publikoi fotografitë e këtij takimi.
“Pasi na e mbushën Kuvendin me tinguj kumbues e madhështor, Epopeja e UÇK-së na bëri bashkë me Bacën Rifat, Presidenten Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe artistët e kombit, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri.
Vepra dhe jeta e kryekomandantit Adem Jashari e ka frymëzuar popullin tonë dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore, për të përkujtuar gjithmonë sakrificën e bërë për çlirimin e Kosovës”, shkroi mbrëmjen e së martës kryeministri, Albin Kurti.