Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media kritikuar ashpër delegacionin kosovar, i cili do të marrë pjesë në takimin 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.
Kurti e ka quajtur këtë delegacioni si jo legjitimitet e të papërgatitur duke shtuar se negociatat e vërteta në Shtëpinë e Bardhë janë duke u zhvilluar mes ShBA-së dhe Serbisë pa Kosovën.
Kurti, ndër të tjera po ashtu ka thënë se po e përgatisin qeverisjen alternative për rikthimin e tyre në pushtet.
Sipas kreut të VV-së kurdo që mbahen zgjedhjet, do të jetë partia e tij që do të dalë fituese.
“Ne po përgatisim qeverisjen alternative për rikthimin tonë. Ne jemi në kohë pandemie. Virusi s’më ka goditur si individ, por më ka goditur në metodë të punës. S’po mundemi te organizojmë tubime e protestë. Ne s’mundemi me qenë opozitë e zakonshme”, u shprehu Kurti në një konferencë për media.
Kurti foli po ashtu edhe për emisarin për dialogun, Richard Grenell duke thënë se Grenellit po i ngutet dhe kur atij i ngutet, ai bën trysni mbi palën më të dobët. /Reporteri.net