×
  • Lajme
  • Lajme / Kurban Bajrami

    Kurti viziton BIK-un: Festë në të cilën të mirat materiale i ndajmë edhe me nevojtarët

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 10:02

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me disa ministra të kabinetit qeveritar e kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit.

    Kurti në urimin e tij tha se kjo festë na e përkujton rëndësinë për sakrificë.

    “Sepse pikërisht nga gatishmëria për sakrificë buron sinqeriteti, marrëdhënia e mirë ndërnjerëzore dhe mirësia e solidariteti”, tha Kurti.

    “Kurban Bajrami, është festë në të cilën të mirat materiale i ndajmë me të afërmit, miqtë, fqinjët, por gjithashtu edhe me ata të cilët janë të varfër e nevojtarë”, theksoi ai.

    Poashtu në Facebook, kreu i qeverisë bëri edhe një urim për të gjithë besimtarët myslimane.

    “Gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë. Për të qenë falënderues për bekimet tona dhe për t’i ndarë me ata që kanë më shumë nevojë.

    Për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e përbashkim rreth thirrjes për vepra të mira.
    Me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë. Le të jemi zemërgjerë, jo vetëm me të mirat materiale, por edhe me kohën, dashurinë dhe mbështetjen tonë.
    U shtoftë solidariteti ndër ne. Sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!