×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja në vitin 2018

    Kurti: Vrasësit e Ivanoviqit po enden të lirë në Serbi

    Reporteri
    16 Janar 2024 | 23:07

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vrasësit e Oliver Ivanoviqit po bredhin të lirë në Serbi, transmeton Reporteri.net. 

    Politikani serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë më 16 janar të vitit 1998, derisa po futej në zyrën e tij në Mitrovicën e Veriut. Kurti në 6-vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit ka thënë se Beogradi i druhej atij si dëshmitar i mundshëm i EULEX-it.

    “Oliver Ivanoviq ishte aktiv si: gjatë luftës ’98-’90 ashtu edhe dëbimit të shkurtit të vitit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu. Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it. Sot, 6 vjet pas vrasjes së tij në Mitrovicën e Veriut, vrasësit e tij ende bredhin të lirë në Serbi”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

    Ivanoviq është vrarë para zyrës së partisë së tij, më 2018, në Mitrovicë të Veriut.

    Hetimet për vrasjen e Ivanoviqit janë duke vazhduar në Kosovë dhe Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!