×
  • Lajme
  • Lajme / 24 shtatori

    Kurti: Vuçiqi është në krye dhe mbrapa sulmit në veri, Serbia dëshiron të marrë territor nga vendi ynë për ta kompensuar humbjen nga lufta

    Reporteri
    14 Nëntor 2023 | 12:01

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur  për sulmin terrorist të 24 shtatorit, në një intervistë për median austriake.

    Kurti teksa tregoi për vlerën e armatimit të konfiskuar tha se ky armatim është prodhuar në dy fabrika në Serbi.

    “Dhjetëra terroristë paramilitarë erdhën nga Serbia dhe vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunën veriore dhe ata sollën me vete pajisje të shumta ushtarake dhe municione. Vlera e tyre është mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi në dy fabrika, Sloboda dhe Zasrava arms në vitet e fundit.”

    Ai tha se Radojçiqi e pranoi se e ka organizuar sulmin dhe se është parë shumë shpesh të ulet pranë presidentit Vuçiq “në takime të nivelit të lartë në Beograd”.

    “Disa ditë pas këtij sulmi terrorist ai u arrestua në Serbi dhe u lirua brenda disa orësh. Presidenti i Serbisë është në krye dhe mbrapa këtij sulmi derisa përpara janë kriminelët që i njohin nga krimi i organizuar në Veri dhe në kufirin me Serbinë”

    “Shenjat e Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni dhe duhet të dënohet nga anëtarët e BE dhe SHBA’të pasi nuk ka asnjë dyshim që sulmi nuk ishte se qytetarët kapën armët apo fenomen spontan”, tha ai.

    Kurti tha se Serbia po sillet si “Rusi e vogël”.

    “Serbia e di që s’mund ta ketë të gjithë Kosovën por janë vënë pas veriut, ku shumica e strukturave ilegale janë prezente për më shumë se 24 vjet që nga përfundimi i luftës. Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe Be dhe dëshiron ta destabilizojë vendin tonë dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave”, tha Kurti ndër të tjera në këtë intervistë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!