×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti zbulon detaje: I pyeta tre persona brenda LDK-së se a e synojnë postin e presidentit

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 20:53

    Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje që në zgjedhjet e 6 tetorit doli partia e parë, ka folur për ngecjet në arritjen e një marrëveshje me LDK-në për formimin e institucioneve të vendit.


    Kurti ka konfirmuar se  bisedimet për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndër të tjera kanë ngecur edhe për shkak të postit të presidentit. Ai ka thënë se Vetëvendosje preferon që të hyjnë fillimisht në koalicion me LDK-në dhe pastaj, kur të vijë koha të bisedojnë për postin e presidentit, shkruan Reporteri.net.

    Ai është shprehur se nuk e di se kush nga LDK-ja po e synon këtë post, porse ka potencuar se ka pyetur tre persona brenda LDK-së se a kanë synime për tu ulur në kolltukun e presidentit.

    “Në presidentin kemi thënë se është në kuadër të mandatit tonë kur të vjen çështja e presidentit. Kur nuk kemi qeverisur asnjë ditë bashkë, mendoj se do të ishte më mirë të vendosim pas një viti sesa të vendosim tash. Po e lexuat kushtetutën e shihni se presidenti duhet të jetë apartiak, ta paraqesë vullnetin e popullit dhe ne si parti duhet ta kemi një person të tillë. Mua asnjëherë nuk më është treguar një emër i vetëm se kush do të jetë president. Unë i kam pyetur tre veta se a do të jeni president, por nuk kam marrë përgjigje”, është shprehur Kurti për “Jeta në Kosovë” . /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!