I pari i VV-së Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, me të cilin tha se ka biseduar çështje të ndryshme përfshirë fatin e të pagjeturve.
Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me Lajçak kanë biseduar për disa çështje që duhen zgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë për fatin e personave të zhdukur.
“Sot , në një bisedë telefonike me Miroslav Lajçak, kemi diskutuar për çështje të ndryshme që duhen zgjidhur, me theks të veçantë për fatin e personave të zhdukur. Unë e kam falënderuar z.Lajçak për rolin mbështetës që BE-ja ka dhënë në procesin e dialogut dhe jemi pajtuar që qytetarët duhet të jenë përfituesit kryesorë”.
“E përsërita që dialogu duhet të jetë parimor, i definuar mirë dhe duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e diskutueshme mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kurti.