Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar ashpër pasi prokuroria e ka cilësuar si “lëndim të lehtë trupor” sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Ajo ka thënë se “këtu fillon dështimi i shtetit me i siguru gazetarët”.
“Prokuroria e paska cilesu sulmin ndaj Valonit si “lëndim te lehte trupor”. Këtu fillon dështimi i shtetit me i siguru gazetaret”, ka shkruar ajo.
Kusari ka thënë se sulmi fizik është sulmi gati më brutal ndaj gazetarëve dh shton se ky sulm nuk është lëndim i lehtë trupor.
“Djalit i ka shku gjaku lum neper trup prej lëndimeve ne koke, i kam pa fotot, e kane qepe dhe keta e kualifikojne si lendim te lehte trupor. Sulmi fizik eshte sulmi gati me brutali ndaj gazetareve, me rende eshte vetem vrasja. Ky sulm nuk eshte lendim i lehte trupor. Nuk eshte! Turp per prokurorine. Turp.”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.