×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari: KPM-ja ka planifikuar ndryshimin e rregullores që të mund ta kapin politikisht kryetarin dhe nënkryetarin

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 14:20

    Juristja e medias, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se Komisioni i Pavarur i Mediave ka planifikuar sot që ta ndryshojë rregulloren e punës që t’i krijohet mundësia me e kapë politikisht pozitën e kryetarit dhe nënkryetarit.

    Kusari tha se kjo është alarmuese dhe e pabesueshme, teksa shtoi se ky ndryshim tinëzar i rregullores, pa e përfshi as në agjendë, është dëshmi që është proces i kundërligjshëm dhe politik.

    “Ky ndryshim tinzar i rregullores, pa e përfshi as në agjendë, është dëshmi që është proces i kundërligjshëm dhe politik. Ndryshimi i rregullores në këtë formë është i jashtëligjshëm po ashtu”.

    “Ju rikujtoj që të njëjtën metodë pushteti aktual e ka përdorë në RTK për me zgjedhë drejtorin. Copy paste e njëjta metodë. Wow”, tha Kusari.

    Në pikën dy të nenit 3 “Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit të KPM-së”, thuhet se zgjedhja e kryetarit, përkatësisht nënkryetarit mund të bëhet brenda një muaji para skadimit të mandatit të kryetarit, përkatësisht nënkryetarit, veçanërisht për t’u siguruar që KPM nuk mbetet pa kryetar, përkatësisht nënkryetar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!