Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila është zyrtarja e radhës që ka reaguar lidhur me debatin mes ministrit Pal Lekaj dhe ambasadorit të Zvicrës.
Në një postim në Facebook, Kusari-Lila, ka treguar se ishte pikërisht Zvicra ajo që financioi shumë projkte në komunën e Gjakovës, gjatë periudhës kur Lekaj ishte kryetar.
Ajo ka theksuar se ambasadori zviceran për dallim prej ministrit, nuk flet pa fakte, shkruan Reporteri.net.
Më poshtë postimi i Kusari-Lilës:
Kur e vërteta të dhemb sa që të skuq prej inatit, jo prej marres, njeriu flet dokrra e pallavra të turpshme.
Ndjesë Ambasadorit Zviceran për fjalët e Ministrit, e këtij të fundit po ja rikujtoj që ujësjellësin për 40 Fshatërat e Rekës së keqe, impjantin e ujërave të zeza në Gjakovë, e shumë e shumë projekte tjera që i ka pasë bastardu Ministri në kohën sa ishte Kryetar, përfshi këtu edhe vendbanimin Ali Ibra, të cilin në mandatin tim e përfundova, Zvicra i ka financu.
Ministri nuk ka faj, se ka mendu mbrëmë që po flet dokrra me elektoratin e tij në emision, duke shit mend e trimni vend e pavend, por duke harru që ka përgjegjësi për fjalën e thënë se Ambasadori zviceran për dallim prej Ministrit, nuk flet pa fakte.
E vërteta dhemb Pal, në veçanti kur të thuhet troq për ju që jeni mësu me dredha.