Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se tri javë më parë është diagnostifikuar me kancer të gjirit.
Me ç’rast, Kusari-Lila ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka kryer operimin, pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, raporton gazeta online Reporteri.net.
Po ashtu, Kusari-Lila ka thënë se diagnostifikimin me kancer të gjirit iu bë pas një kontrolli rutinor, teksa ka shfrytëzuar rastin t’u bëjë thirrje të gjitha grave e vajzave të që t’i kryejnë ekzaminimet e duhura, sidomos gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.
“Dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit. Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim. Për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, JU LUTEM ta bëni sa më parë. Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.
Në përfundim, ajo ka thënë se detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm, mund të sjellin pasoja shumë më të rënda.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.