Deputetja Mimoza Kusari Lila, që vjen nga Alterantiva dhe pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së e ka krahasuar Qeverinë e Avdullah Hotit me momentin kur Koosvës iu suprimua autonomia, shkruan Reporteri.
Në një psotim në Facebook, deputetja Mimoza Kusari Lila tha se Qeveria e re varet nga Lista Serbe.
Ky është postimi i saj:
Me 23 mars 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974 me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Me 3 Qershor, 2020, në Kuvendin e Republikës sē Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, tentohet të votohet Qeveria e Thaçit me urdhërmarrësin Avdullah Hotin e LDK-së, ekzistenca e të cilës varet në tërësi nga Lista Serbe, duke e vënë kështu funksionimin e Qeverisë së re të Kosovës në vullnetin e Aleksandër Vuçiçit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.