×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila ia kthen Lajçakut: Nëse s’ju pëlqen puna, ndoshta ju duhet të shkoni diku tjetër

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 11:04

    Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila i ka reaguar Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak lidhur me deklaratën e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kusari i ka thënë Lajçakut që nëse nuk i pëlqen puna e tij ndoshta duhet të shkojë diku tjetër.


    Miroslav Lajçak dje ka deklaruar se nëse Kosova nuk i beson BE-së le të shkojë diku tjetër.

    Kusari ka shkruar se kjo deklaratë e diplomatit sllovak është arrogante.

    “Po i kundërpërgjigjem Miroslav Lajçakut. Nëse nuk të pëlqen puna jote ndoshta duhet të shkosh diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që është i thirrur t’i ndihmojë shtetet që të vijnë më afër BE-së e jo të shikojnë më larg nga ajo”, ka shkruar Kusari në Twitter.

    Miroslav Lajçak dje ka deklaruar se nëse Kosova s’i beson BE-së le të shkojë diku tjetër, kur është pyetur se a duhet Kosova t’i besojë BE-së për liberalizimin e vizave përderisa Bashkimi Evropian ka dështuar ta heq regjimin e vizave për kosovarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!