×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Kusari Lila: Këtë vit mund të mbahen zgjedhjet e rregullta – Opozita s’ka kredibilitet të flasë për to

    Reporteri
    16 Janar 2024 | 23:45

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e ftuar në emisionin DPT te Fidani në ATV, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria e parë e pasluftës që ka arritur ta çojë mandatin deri në fund, shkruan Reporteri.net. 

    “Jemi të vetëdijshëm që 60 ditë përpara munden me u shpallë zgjedhjet, munden të mbahen të rregullta edhe këtë vit, eventualisht vitin tjetër. Zgjedhjet e rregullta, që moti nuk ka pasur në Kosovë, përfshijnë fushatë 30 ditë”, tha Kusari Lila.

    Shefja e GP të VV ka thënë se opozita “nuk janë as kredibilë as seriozë të flasin për zgjedhje”.

    “E kanë filluar prej vitit të parë të qeverisjes të flasin për zgjedhje, e kanë vazhduar edhe tash. Kanë pasur edhe një nismë për mocion mosbesimi. Ka pasur vazhdimisht kërkesë por pa asnjë konsistencë dhe asnjë kauzë”, u shpreh ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!