×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Nëse nuk zgjidhet Presidenti, shkojmë në zgjedhje

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 15:33

    U.D. e shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari ka thënë se në rast se dështon zgjedhja e Presidentit, atëherë shkohet në zgjedhje.


    Mimoza Kusari-Lila ka thënë që kjo parti ka marrë konfirmimin nga 80 deputetë se do të marrin pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit presidente.

    Por ajo ka potencuar se në rast se dështon zgjedhja e presidentit, atëherë vendi shkon në zgjedhje.

    “Kjo është një mbajtje e premtimit elektoral. Nuk është dëshirë as shantazh, është rikujtim që vullneti i qytetarëve të Kosovës nuk mohohet. Në rast të dështimit të zgjedhjes së Republikës është e pashmangshme shkuarja në zgjedhje nacionale.

    Nëse nuk është kryer procesi i votimit brenda në sallë, nëse i kemi siguruar vota, kemi konfirmimin se janë 80 të vullnetshëm se marrin pjesë në procesin e votimit. Ne nuk e dimë se a do të jenë të njëjtit që qëndrojnë prapa konfirmimit të tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.

    Është seancë që synon të arrijë afatet kushtetuese”, ka thënë Kusari Lila.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!