Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se këtë javë mbahen për dy seanca të enjten dhe të premten.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se këtë javë do të mbahen dy seanca, të enjten dhe të premten.
Kusari-Lila ka bërë të ditur se të enjten Kuvendi do të mblidhet për të votuar Ligjin për Inspektimet, teksa të premten do të ketë seancë të re të Kuvendit, e që sipas saj janë në rend dite 37 projektligje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Seanca e re e Kuvendit do të mbahet të premten me 24 dhjetor, përderisa për ditën e enjte seanca mblidhet për të votuar Ligjin mbi inspektimet, ligj kështu që u dakorduam me mocion procedural që të kalojë në procedurë të shpejtë”, ka thënë Kusari-Lila.
Kur foli për përmbushjen e agjendës së Kuvendit ajo u arsyetua me mbajtjen e zgjedhjeve lokale e një varg çështjesh të tjera, duke e quajtur planin si ambicioz.
“Agjenda legjislative ka qenë ma ambicioze. Kuvendi ka filluar të funksionojë pas zgjedhjes së presidentes. Pastaj e kemi pasur procesin e zgjedhjeve lokale..Kemi një mori projektligjesh dhe sapo janë miratuar e do të miratohet edhe të tjera. Projektligjet shkojnë me një procedure të thjeshtë”, tha ajo në një konferencë për media.
Iniciativën rajonale ku nuk po merr pjesë Kosova e quajtur “Open Ballkan”, ajo e ka quajtur pengesë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë.
“’Open Ballkan’, Kosovës i referohet si shtet i dialogut. Bashkëpunimet po mundohen t’i mbulojnë me faktin se nuk janë të tjerët..Kosova do të mbetet peng i diskutimeve për dialog ku ‘Open Ballkan’ paraqet pengesa. Ka qenë çështja e targave, diplomave dhe nuk është korrektë të kërkohet nga Kosova që të jetë pjesë e ‘Open Ballkan’. Kosova ka nevojë të trajtohet e barabartë”, ka shtuar ajo. /Reporteri.net/