×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila – opozitës: Pse keni pak ulëse dhe jeni zvogëlu – duhet me reflektu

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 10:45

    Deputetja nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur për lirinë e shprehjes në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.


    Ajo ka thënë se edhe më keq është kur gratë sulmojnë gratë, duke iu referuar deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, e cila e kërkoi mandatin e deputetes Adelina Grainca, pas votës së saj për zgjedhjen e Vjosa Osmanit Presidente.

    Ajo gjithashtu i bëri thirrje opozitës që të reflektojnë, ndonëse sipas saj që “janë pak dhe janë zvogëluar për nga numri i ulësve në Kuvend.”

    “Sa i përket lirisë së medieve, ai indeks që është prezantuar është në vitin 2020-të. Të gjuhemi dhe të flasim pa asnjë fakt, nga një ish-ministër i Qeverisë që ishte përgjegjës që sipas planeve të tij nuk dështoi sa duhet, po duhet të bëhen spekulime që vënë hije të zezë mbi Qeverinë.”

    “Edhe më keq është kur gratë sulmojnë gratë, secila e ka momentin e vetë. S’ka vendos ajo e ka shitë veten e vetë, gruaja ose deputetja shitet ose blehet, ju kisha lut mos folni për gjana që nuk i dini vetë.”

    “Përderisa standardet e dyfishta ndryshojnë dy metra vend, 5 orë keni pritë Lista Serben me ardhë në Kuvend në kohën e PAN-it, më 7 dhjetor e ka prezantu planin qeverisës Ramush Haradinaj, çka keni bo prej 7 shtatorit, këto janë fakte dhe argumente. Pse keni pakë ulëse dhe jeni zvogëlu, duhet me reflektu”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!