Në fund të muajit dhjetor të vitit 2023, u publikua një sondazh duke nxjerrë shifra të ndryshme për partitë politike. Mes tyre, u publikua edhe për Alternativën, kryetare e së cilës është Mimoza Kusari Lila. Kjo parti është në pushtet bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje aktualisht. Kusari Lila, është shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, transmeton Reporteri.net.
E ftuar në emisionin DPT te Fidani në ATV, Kusari Lila pati një reagim qesharak kur iu përmend ky sondazh dhe përqindja e partisë së saj.
“E kemi bërë një 2-3 % ndoshta”, dhe qeshet.
Kusari Lila ka përmendur më pas që në zgjedhje ka qenë e 18 në listë, ka dalë e 6-ta me vota në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe e 8-ta në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.