×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Taksa 5 euro ishte gabim, do të zbulohet çfarë e ka shtyrë Hysen Durmishin ta nënshkruajë këtë marrëveshje

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 21:46

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se thënë se vendimi për tiketën ngjitëse është marrë pa qenë ministri Liburn Aliu në Kosovë.


    Kusari-Lila në “Debat Plus” ka thënë se brenda Ministrisë së Infrastrukturës ka pasur dy interpretime të ndryshme sa i përket taksës për tiketën ngjitëse.

    Ajo thotë se brenda Grupit Parlamentar të LVV-së pothuajse kanë qenë të një mendimi se vendimi për tiketën ngjitëse duhej të tërhiqej.

    “Ka qenë konsensus pothuajse i plotë në Grupin e LVV-së se kjo [taksë] duhej tërhequr. Pos faktit të pezullimit të tiketës duhet të zbardhen hapat që çuan deri te ky vendim”.

    Kusari-Lila ka thënë se që nga fillimi e ka ditur që vendimi për taksën prej 5 euro ka qenë një “gabim apo nguti”.

    “E vlerësoj që ka pasur një reagim nga vet ministri Liburn Aliu. E dyta do të zbardhen dhe të priten vendimet tjera për të parë të gjitha hapat që e kanë shtyrë zëvendësministrin Durmishi për të nënshkruar këtë marrëveshje”.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes thotë se është pozitive që marrëveshja nuk ka filluar të zbatohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!