Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas ndërtimeve që po bëhen rreth Liqenit të Badovcit.
Ajo ka thënë se abuzimet në Kosovë me lumenjë kanë eskaluar në format më banale të mundshme, ndërsa rreth liqeneve kanë filluar me liqenin e Radoniqit, e tash po synohet të vazhdohet me Badovcin.
Kusari-Lila ka shkruar se në një shtet ku sundon ligji hapësirat e uzurpuara rreth liqenit lirohen.
“Duke shpresuar se njëherë do të jemi edhe ne shtet normal dhe duke mos dashur të shohim demolime të tilla, ndërtimet duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.