×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush do ta besonte: Albin Kurti “detyrohet” t’i rrijë gatitu flamurit dhe himnit të Kosovës në mes të Shqipërisë

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 10:29

    Dikur ishte i pa kompromis në qëndrimin e tij ndaj simboleve të Kosovës që kishin derivuar nga pakoja e Ahtisaarit ndërkohë që me ngulm avokonte për bashkim mes Kosovës e Shqipërisë. Por, sot në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, ironikisht, ai në Tiranë u gjend përball Kryeministrit Edi Rama duke i qëndruar gatitu flamurit dhe himnit të Kosovës me të cilat tallej në të kaluarën.


    Albin Kurti sot është duke e zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Shqipëri që nga marrja e postit të kryeministrit të Kosovës, shkruan Express.

    Aty ka planifikuar disa takime me zyrtarë të lartë të shtetit, ndërsa, është pritur fillimisht nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që së bashku me kabinetin qeveritar e ka pritur Kurtin me nderime shtetërore.

    Gjatë pritjes në Pallatin e Brigadave në Tiranë, është bërë edhe intonimi i himnit të Kosovës, për të cilin Albin Kurti nuk kishte folur fjalë të mira.

    Në Tiranë Kurti do të takohet edhe me Presidentin shqiptar Ilir Meta, e më pas me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

    Takime do të ketë edhe me opozitën, me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!