×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush e solli i pari Coronavirusin në Kosovë, çka dihet deri më tani dhe cilat janë qytetet më të prekura

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 9:34

    Ka arritur në 106 persona numri i të infektuarve nga virusi i ri Covid-19 në Kosovë. 12 raste të reja u konfirmuan të hënën e 30 marsit. Ndërkohë nga këto shifra një 82-vjeçar nga Podujeva ka vdekur. Lajmi i mirë është se një person tjetër i ka qenë nipi i 82-vjeçarit të ndjerë është shëruar nga koronavirusi, duke shënuar kështu rastin e parë të personit i cili u shërua nga ky virus. Por si erdhi Covid-19 në Kosovë dhe kush ishin personat e parë që u prekën nga ai?


    Kosova më 13 mars edhe zyrtarisht ka hyrë në mesin e shteteve të prekura nga virusi i rrezikshëm, COVID-19, apo i njohur si koronavirus. Që nga 13 marsi e deri më sot, në Kosovë janë 106 raste të personave të prekur me koronavirus.

    Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus është ai i 77-vjeçarit nga Stublla e Vitisë. Ai kishte hyrë më 5 mars në Kosovë nga shteti i Italisë, atje ku edhe tani situata me këtë pandemi ka dalë nga kontrolli.

    I njëjti person dyshohet se gjatë qëndrimit në Kosovë ka marrë pjesë edhe në meshë, andaj shtohen dyshimet se virusin mund t’ia ketë bartur edhe personave tjerë.

    Si rrjedhojë e këtij rasti, qyteti i Vitisë është futur në karantinë dhe nuk do të lejohet dalja ose hyrja e qytetarëve nga kjo komunë.

    Por cila është harta dhe në cilat qytete janë paraqitur më shumë raste?

    Në baze të të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, qyteti i Malishevës prinë me numrin e të prekurve me Covic-19. Aty 38 persona tashmë zyrtarisht janë të infektuar. Pas Malishevës vjen Prishtina me 16 raste të personave të prekur. Gjilani ndërkohë ka 15 raste të konfirmuara me koronavirus. Vitia 7 raste. Gjakova e Vushtrria që të dyja me nga gjashtë raste të paraqitura si të infektuar me Covid-19.

    Në Podujevë janë paraqitur 4 raste me Covid-19. Prej tyre një person ka vdekur si dhe një tjetër është shëruar.

    Ndërkohë në Fushë Kosovë janë tri raste të paraqitura.

    E Obliqi, Klina, Prizreni, Theranda, Ferizaji, Lijani Shtimja, Peja e Kamenica janë qytetet e tjera të Kosovës të cilat tashmë zyrtarisht e kanë nga një rast të konfirmuar me koronavirus./express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!