×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është deputetja më e re në historinë e Kuvendit, vetëm 22 vjeçare por sot udhëhoqi seancën

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 21:41

    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, është deputetja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Seanca e sotme u hap nën drejtimin e deputetit më të moshuar të Kuvendit, Jahja Kokës. Ndërsa deputetja Ujkani, si deputetja më e re në këtë legjislaturë, e ndihmoi atë ta udhëheqë seancën.


    Fjolla Ujkani është deputetja 22-vjeçe e legjislaturës së shtatë së Kosovës.

    Ajo u zgjodh deputete nga radhët e Vetëvendosjes, duke marrë gjithsej 7.880 vota. Ujkani dhe deputetet e tjera gra të VV’së kanë arritur të hyjnë në Kuvend pa ndihmën e kuotës gjinore.

    Fjolla Ujkani u lind me 13 maj 1997, në fshatin Reznik, komuna e Vushtrrisë. Ka diplomuar në nivelin Bachelor, Shkenca Politike, në Universitetin e Prishtinës.

    Nga viti 2017 është anëtare e Kuvendit Komunal në Vushtrri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe anëtare e Komitetit për Politikë dhe Financa.

    Ujkani në llogaritë e saj në rrjete socialet ka komentuar zhvillimet e fundit në negociatat që partia e saj po i bën me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    “Një popull për ndryshim, një kllikë për barikadim!”, kishte shkruar ajo në Facebook më 20 dhjetor.

    Nënkryetarja e LVV’së, Fatmire Kollcaku, sot ka publikuar një fotografi nga Kuvendit i Kosovës, duke e prezantuar deputeten më të re të Grupit Partlamentar të Vetëvendosjes.

    Nën drejtimin e Ujkanit dhe deputetit më të vjetër, sot u konstitua kuvendit i Kosovës dhe u zgjodh kryeparlamentari i ri, Glauk Konjufca

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!