×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është eksperti i njohur britanik që po shoqëron Kurtin në Bruksel

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 16:59

    Kryeministri Albin Kurti sot është duke zhvilluar takimet në Bruksel me zyrtarët europianë, derisa pritet të fillojë edhe takimi i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Kurti në Bruksel po shoqërohet edhe nga profesori britanik Marc Weller, i cili ishte këshilltar për Kosovën edhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

    Përveç kësaj, profesori Weller shërbeu si këshilltar i lartë ligjor në procesin e Vjenës të negociatave për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja në vitet 2006-2007.

    Më pas ai kontribuoi në hartimin e Kushtetutës së Kosovës dhe hartoi Ligjin për Mbrojtjen e Minoriteteve në Kosovë dhe Statutin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve.

    Marc Weller është edhe autor i librit “Contested Statehood: Kosovo’s Struggle for Independence”. Duket se britaniku do t’i hyjë në punë Kurtit pikërisht për çështjen e pakicave ose rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe që po kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!