Artisti kosovar Nasim Maxhuni ka denoncuar një rast që ka ndodhur sot në QKUK. Ai ka publikuar fotografinë e një kufome e cila po qëndron sipas tij në një dhomë plotë me pacientë të tjerë, shkruan Reporteri.net.
Drejtoresha e Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, ka thënë për Express se Qendra operative dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të merren me këtë rast.
“E kemi lajmëruar qendrën operative. Ajo duhet të merret me këtë çështje dhe Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Mehmeti.
Qytetari pretendon se një kufomë qëndroi 5 orë në dhomë me pacientë, QKUK s’ka dhënë përgjigje
Nesim Maxhuni ka shkruar se askush nuk po merret me këtë rast.
“Kosova jone e kalbun miq! Qe 5 ore kufoma n’dhome me plote paciente te tjere aty, kerkush nuk meret me kete pune! Mos lypni viza miq, po kapni koferat lshojeni kete ven sa ma shpejte qe keni mundesi!”, ka shkruar Maxhuni.
https://www.facebook.com/nesim.maxhuni/posts/10158963013194255
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.