×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është Ministrja e Kurtit që mori më së paku vota dhe kush u rrit dukshëm në votë?

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 10:59

    Në media po qarkullon një listë e Lëvizjes Vetëvendosje me votat e kandidatëve për deputetë, pa përfshirë votat e diasporës.

    Nga të gjithë ministrat e pushtetit, sipas kësaj liste, emri i Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari rezulton të jetë me më së paku vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ministrja Hajdari ka marrë veç 10 mijë e 14 vota.

    Nga Ministrat, ai i Bujqësisë, Faton Peci del të ketë marrë më së shumti vota, gjithmonë sipas kësaj liste pa përfshirë votat e diasporës. Ai ka marrë 84 mijë e 86 vota. Një rritje e madhe, pasi në vitin 2021, Faton Peci kishte marrë 25 mijë e 284 vota, nga rezultatet përfundimtare.

    Çfarë ndodhi me Ministren Rozeta Hajdari?

    Në vitin 2022, Ministrja Hajdari u përfshi në një aksident, ku kishte shkelur një fëmijë me veturë.

    Për këtë aksident e pas plot seancave gjyqësore, ministrja Hajdari ishte dënuar vetëm me 200 euro.

    Më 18 gusht 2023, Prokuroria Speciale kishte arrestuar Ridvan Muharremin, i njohur për afërsinë e tij me kryeministrin Kurti si dhe dy zyrtarë të tjerë të Ministrisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari, për skandalin me rezervat shtetërore.

    Për këtë skandal, Ministrja Hajdari është intervistuar edhe nga Prokuroria Speciale.

    Ministrja u përfol edhe për tentimin në mbylljen e televizionit “Klan Kosova”.

    /Reporteri.net/

     


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!