×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është Muzafer Shala – Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë?

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 12:16

    Muzafer Shala është i doktoruar në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it i cili është njëri ndër universitetet më të mira në Angli.


    Është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe vjen nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

    Ai ka një përvojë 17 vjeçare në fushën e edukimit në Kosovë dhe një periudhë të shkurtër edhe në Angli. Krahas mësimdhënies, ka pasur edhe pozita menaxheriale si atë të Koordinatorit për Zhvillim Akademik, Dekan i Fakultetit të Mekatronikës dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

    Kohë pas kohe ka punuar edhe në industri në sektorin e sistemeve të kontrollit automatik.

    Që nga viti 2016 punon si mësimdhënës i rregullt në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” si dhe në Kolegjin Universum në Prishtinë.

    Muzafer Shala është i lindur më 12 tetor 1980 në Vushtrri, është i martuar dhe ka dy fëmijë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!