×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është “trimi” i VV’së që tenton të rrahet me Hajdar Beqën e PDK’së

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 12:42

    Tension i madh është krijuar në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi opozita ka marrë vendim për të lëshuar sallën.


    Gjatë largimit të deputetëve të PDK-së, në dera e sallës së Kuvendit, kishte një përplasje të madhe mes deputetëve të PDK-së e atyre të VV-së, shkruan Reporteri.net.

    Në pamjet e publikuara shihet se në përplasje janë përfshirë deputeti Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati nga PDK-ja e po ashtu edhe ministri Peci.

    Pas kësaj përplasja është zhvendosur tek Hajdar Beqa i PDK-së dhe Besim Muzaqi i VV-së, te cilët pak sa nuk janë përleshur fizikisht. Megjithatë, përplasja mes tyre është shoqëruar me fjalë të rënda e kërcënime me jetë.

    Për të penguar përplasjen mes tyre ka ndërhyrë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

    Megjithatë, edhe ajo vështirë se e ndalon Besim Muzaqin, i cili është  kryetar i qendrës së VV-së në Vushtrri që të tërhiqet nga eskalimi i situatës.

    Shikoni pamjet nga kjo përplasje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!