Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se të gjithë personat që vijnë në Kosovë nga shtetet që paraqesin rrezik potencial në përhapjen e virusit COVID-19, detyrohen të hyjnë në vetizolim për 7 deri në 14 ditë.
Zemaj tha se të gjithë persona që vijnë nga shtetet me numër të madh të të infektuarve, nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR.
“Ajo çka kemi bërë si Ministri e Shëndetësisë, e kemi vendosur masën që të gjitha shtetet që paraqesin rrezik potencial për shpërndarje të infeksionit nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR, por edhe nëse hyjnë duhet të shkojnë në vëtizolim për 7 ose 14 ditë sipas nevojës dhe vlerësimit epidemiologjik”, ka thënë Zemaj në konferencë për media.
Ai theksoi se Kosova aktualisht ëshë në një situatë stabile sa i përket menaxhimit të pandemisë por bën thirrje që të mos anashkalohen masat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.