×
  • Lajme
  • Lajme / Lista

    Kush ia pa hairin e kush sherrin ndërrimit të partisë?

    Reporteri
    21 Shkurt 2025 | 16:57

    Tri deputete ia kanë parë hajrin ndërrimit të partisë politike, e dy të tjerëve ky vendim u ka kushtuar me humbjen e ulëses në Kuvend. 

    Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Doarsa Kica-Xhelili, Albena Reshitaj e Adelina Grainca kanë shënuar rritje në vota, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 kur garonin nën logon e partive tjera.

    Kica-Xhelili kur kishte garuar në listën e Vetëvendosjes në vitin 2021, kishte marrë 10 mijë e 609 vota, kurse në zgjedhjet e 9 shkurtit me listën e LDK’së ka arritur të marrë 48 mijë e 806 vota, apo 38 mijë e 197 vota më shumë, shkruan Reporteri.net.

    Mbi 20 mijë vota i janë shtuar edhe Albena Reshitaj. Si pjesë e AAK’së në vitin 2021, Reshitaj kishte marrë 5 mijë e 916 vota, kurse sivjet në Listën e Vetëvendosjes ka grumbulluar 26 mijë e 147 vota, saktësisht 20 mijë e 231 vota më shumë.

    Rritje të madhe në vota ka edhe deputetja Adelina Grainca. Në vitin 2021, ajo kishte garuar me PDK’në, ku kishte marrë 7 mijë e 153 vota. Sivjet me Vetëvendosjen ka marrë 24 mijë e 780 vota, apo 17 mijë e 627 vota më tepër.

    Për dallim prej këtyre tri deputetëve, Haki Abazit e Drita Millakut, u ka kushtuar ndërrimi i partisë me ulëse në Kuvend.

    Haki Abazi me Vetëvendosjen para katër vitesh kishte marrë 7 mijë e 587 vota, kurse sivjet me AAK’në ka marrë 1 mijë e 549 vota, apo 6 mijë e 38 vota më pak.

    Rënie edhe më të madhe në vota ka Drita Millaku. Në zgjedhjet e vitit 2021 me VV’në ajo kishte marrë 14 mijë e 686 vota, kurse sivjet me LDK’në 6 mijë e 695 vota, apo 7 mijë e 991 vota më pak.

    Rezultatet e këtyre kandidatëve në vitin 2021:

     

    Rezultatet e këtyre kandidatëve në vitin 2025:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!