×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush ishte japonezi që luftoi në radhët e UÇK-së

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 21:36

    Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, shumë të huaj kishin marrë pjesë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia e Franca kishin ardhur për ta ndihmuar UÇK-në. Por pak janë ata që e dinë se në ndihmë UÇK-së i doli edhe një Japonez.


    Japonezi, i cili njihej vetëm me emrin Kokimura, kishte përdorur teknika të luftës tradicionale japoneze, duke përdorur thika e shpata. E kështu e kujton edhe Asllan Shala.

    “Briska, shpata, thika. Këto i ka pasur. Në atë kohë nuk i interesojke kallashi, e unë si i ri e marak në kallash” tha Shala

    Fillimisht, Kokimura kishte ngjallur dyshime por ai që kur kaloi kufirin Kosovë-Shqipëri, kishte treguar aftësitë e tij ushtarake.

    E japonezin i cili luftoi për Kosovën e kujton edhe Sabit Gashi, ish-komandant i policisë ushtarake të UÇK-së në zonën e Pashtrikut i cili edhe ka shkruar libër për të, të cilin e titulloi ‘Japonezi’. Madje Gashi kujton edhe fjalët e tij.

    “Sa më shumë që marrim pjesë në luftëra, ne e kemi respektin më të madh atje, na radhiten më shumë grada” tha Gashi për KlanKosova.

    Ushtari japonez misionin e kishte përfunduar pas plagosjes në betejën e Kleçkës, ku nga aty u dërgua në Shqipëri për shërim, e më pas në Japoni. Që nga ajo kohë, nuk ka asnjë informatë për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!