×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Kush janë kompanitë që ia kanë mësyrë ndërtimeve buzë Liqenit të Badovcit?

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 12:34

    Duket se nuk ka më tokë për ndertime në Prishtinë dhe tash biznesmenët e ndërtimeve ia kanë mësyrë pamjeve të bukura në përiferi të kryeqytetit. Në Liqenin e Badovcit një kompani e ndërtimeve po synon të ndërtojë nja 17 vila luksoze, shkruan Reporteri.


    Ky projekt ka ngjallë shumë reagime nga mijëra qytetarë dhe kompanitë duket se janë të vendosura të kryejnë këtë projekt. Dhe kush janë kompanitë që dëshirojnë të ndërtojnë. Bëhet fjalë për KAWA dhe 4M Group që e kanë titulluar projektin e tyre “Lakeside Gardens”.

    “Pas zyrtarizimit të dokumentacionit, sot u zyrtarizua edhe marrëveshja trepalëshe, për realizimin e projektit ndërtimor të lagjes pranë Liqenit të Badovcit, “Lakeside Gardens”. Ky projekt vjen si bashkëpunim mes KAWA dhe 4M Group, për të ndërtuar deri në ideale atë që është në letër. Faleminderit gjithashtu pronarit të tokës, Rrahman Haradini, që pronën e tij na besoi neve. Lakeside Gardens do të jetë krenaria e ndërtimit dhe planifikimin për lagje!”, thuhet në një postim që e ka bërë në faqen e saj kompania “KAWA Group”.

    Ata ende nuk kanë kryertë gjitha procedurat e lejeve nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Kompania “KAWA” ka disa komplekse banësore edhe në Prishtinë. Kjo kompani më herët ka kryer punë edhe për shtetin, me saktë për renovimin e Satdiumit olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Këto renovime nuk ishin vlerësuar mirë.

    Pronar i saj figuron Valon Vataj, i cili shpesh vetën e prezanton edhe si filantrop. Madje ka hapur edhe një fondacion në emër të tij, “Fondacioni Valon Vataj”.

    Ndërkaq “4M Group” pronar është arkitekti jo pak i njohur, Perparim Rama, i cili ka arsyetuar projektin si një mundësi më shumë mbrojtjen e Liqenit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!