×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush po e vozit Kurtin në Amerikë, del një video e “shoferit” të tij

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 20:43

    Kryeministri Albin Kurti po e vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në takimet që po zhvillon në Amerikë, Kurti po shoqërohet edhe nga ambasadori i Kosovës atje, Ilir Dugolli. Ky i fundit, është parë edhe duke e vozitur Kurtin.

    Një video e publikuar tregon momentin kur Kurti përshëndet shqiptarët atje nga një makinë e drejtuar nga Dugolli.

    “Kryeministër, fshisën mos e harro”, ishte porosia e një prej qytetarëve drejtuar të parit të qeverisë.

    Ndryshe, Kurti vizitën në SHBA e ka nisur më datën 6 të këtij muaji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!