×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush po e zëvendëson Vjosa Osmanin në udhëheqje të Listës, Avdyli tregon edhe nëse do të kthehen në LDK

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 11:45

    Deputeti Haxhi Avdyli, ka thënë se pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, Listën “Guxo” po e udhëheqë Donika Gërvalla.


    Për këtë, ai thotë se ka pasur pajtueshmëri të të gjithë deputetëve të kësaj liste, por edhe të akterëve të tjerë.

    “Si udhëheqëse të listës tonë e kemi Donika Gërvalla, e cila është një pajtueshmëri e një grupi që jemi, jo vetëm të deputetëve por edhe akterëve të tjerë që znj. Gërvalla ta udhëheqë këtë listë“, ka thënë Haxhiu në ATV.

    Avdyli është pyetur edhe nëse do të rikthehej në LDK, por ai ka përjashtuar një mundësi të tillë.

    “Ne nuk jemi këtu mjete, apo monedha për kusur, nuk është kjo punë që të dalim para qytetarëve, t’i themi se ne do ta sjellim ndryshimin e t’i bëjmë këto lëvizje. Kjo kontratë me lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojë deri në fund të mandatit, deri tani kemi pas bashkëpunim të mirë, ky lloj bashkëpunimi do të vazhdojë sepse këtë kontratë e kemi bërë me qytetarin”, u shpreh Avdyli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!