×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kush po i jep zor bre qatje përmas, çka ka”, Arben Gashi i reagon deputetëve në Kuvend

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 12:29

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi iu ka reaguar deputetëve që po flisnin nga ulëset e tyre, derisa, ai po mbante fjalim në Kuvend të Kosovës.


    “Kush po i jep zor bre qatje përmas, çka ka”, ka thënë Gashi derisa, deputetët po bënin zhurmë duke mos e dëgjuar fjalimin e tij.

    “Përfitimi i sotëm është humbja e nesërme, sot i con nja tre vetë në bord, po humbja e madhe është nesër, rrugë e kapjes së institucioneve, ju po e shkatërroni traditën e cila ka qenë traditë e vlerësimit individual”, tha Gashi derisa vazhdoi fjalimin për pikën e rendit të ditës.

    “Këto sot nuk po shiten, po i trajtoni si mekanizëm për me kap pushtetin, do të ju mbet në fyt nesër”, shtoi ai.

    LDK e ka kundërshtuar propozimit për shkarkim të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

    Të njejtët kanë përmendur interpretim nga Gjykata Kushtetuese për këtë rast.

    Nga LDK-ja, gjithashtu ia kanë përmendur LVV-së edhe vendimin për pagesën prej 5 euro për regjistrimin e veturave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!